"Mospërputhje midis anglishtes dhe shqipes", Kurti e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses: S'u morëm vesh, tash s'e di çfarë do të ndodhë - Gazeta Express
string(132) "mosperputhje-midis-anglishtes-dhe-shqipes-kurti-e-interpreton-aktgjykimin-e-kushtetueses-su-morem-vesh-tash-se-di-cfare-do-te-ndodhe"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 16:01

“Mospërputhje midis anglishtes dhe shqipes”, Kurti e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses: S’u morëm vesh, tash s’e di çfarë do të ndodhë

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 16:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e di se çfarë do të ndodhë pas fundit të kësaj jave, kur skadon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Albin Kurti tha në një konferencë për media se aktgjykimi i qershorit i Kushtetueses thotë se “ka një mospërputhje midis gjuhës angleze dhe shqipe në Kushtetutë dhe se do të duhej që brenda 30 ditëve, jo të fillojë seanca konstituive, por të përmbyllet ajo”.

“Por, meqenëse nuk e keni ditur – pak a shumë kështu thotë Gjykata Kushtetuese – atëherë ja i keni edhe 30 ditë të tjera. Këto skadojnë këtë fundjavë, këtë të dielë, por Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se çfarë ndodh nëse nuk konstituohet brenda 40 ditëve. Dhe unë mendoj që nuk ka pasur se si të thotë se çfarë do të ndodhë, sepse ajo ka thënë diçka që është e arsyes së shëndoshë nga vetë Kushtetuta për mosmarrëveshje politike midis grupeve parlamentare nuk është adresë gjykata, por tryeza e partive”, tha ai.

Kurti tha se do të duhej të merreshin vesh, por se nuk e di se çfarë do të ndodhë pas të dielës.

“Ne do të duhej që të merreshim vesh. Por ne nuk u morëm vesh, siç e dini, dhe tash nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve”.