A do t'ia japë Limajt postin e kryeparlamentarit, Kurti refuzon të ndajë detaje, thotë se po punon për marrëveshje në këtë javë - Gazeta Express
string(124) "a-do-tia-jape-limajt-postin-e-kryeparlamentarit-kurti-refuzon-te-ndaje-detaje-thote-se-po-punon-per-marreveshje-ne-kete-jave"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 15:53

A do t’ia japë Limajt postin e kryeparlamentarit, Kurti refuzon të ndajë detaje, thotë se po punon për marrëveshje në këtë javë

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 15:53

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet nëse do t’ia japë postin e kryeparlamentarit Fatmir Limajt.

Ai e përsëriti që ia ka bërë një ofertë Nismës, por nuk dha detaje.

Kurti shtoi se në këtë fundjavë ose do të jetë lajmi për marrëveshjen e arritur ose jo.

“Unë kam bërë një ofertë për Nismës Socialdemokrate dhe nuk do të mund të diskutojë elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda. Unë uroj e shpresoj sepse punoj që kjo të bëhet në këtë javë, të përmbyllet, e kësisoj ju kërkoj edhe pak durim sepse në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmi për marrëveshjen e arritur ose mungesën e tij”, tha ai.