Transferi më i ri i Çaykur Rizespor-it, Qazim Laçi, ka kaluar kontrollin mjekësor në Spitalin Acıbadem Fulya në qytetin e Rizas dhe këtë sezon pritet të luajë në Turqi
Futbollisti i Kombëtares shqiptare i është nënshtruar mbrëmë kontrolleve mjekësore, konkretisht në departamentet e ortopedisë, sëmundjeve të brendshme, syve, vesh-hundë-fytit, kirurgjisë së përgjithshme dhe kardiologjisë.
Kontrolli shëndetësor i lojtarit u përmbyll me testet e mushkërive dhe eforit fizik dhe ka rezultuar i suksesshëm.
🤝Çaykur Rizespor ailesine hoş geldin Qazım Laçi. pic.twitter.com/ZDVgaP3umz
— Çaykur Rizespor (@CRizesporAS) July 20, 2025
Sipas mediave çeke, transferimi i Laçit në Rizespor i ka kushtuar ekipit turk 800 mijë euro.
Nga viti 2023 Qazim Laçi luajti për ekipin e Sparta Pragës – në të cilin ekip luajnë edhe kosovarët Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi. /GazetaExpress/