Taravari mysafir i ish ambasadorit William Walker në SHBA - Gazeta Express
string(57) "taravari-mysafir-i-ish-ambasadorit-william-walker-ne-shba"

Maqedoni

Gazeta Express

21/07/2025 10:46

Taravari mysafir i ish ambasadorit William Walker në SHBA

Maqedoni

Gazeta Express

21/07/2025 10:46

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në SHBA ku janë pritur në shtëpinë e ish ambasadorit William Walker.

“Ka disa njerëz që me trimërinë e tyre bëjnë vepra të jashtëzakonshme si është çlirimi i një shteti. Një figurë e këtij kalibri është edhe William Walker i cili denoncoi krimet në Kosovë duke i hapur udhë lirisë së saj.

Bashkë me kryetarin e Vrapçishtit z.Isen Shabani kisha privilegjin e një jete që sot të isha i ftuar në shtëpinë e tij, në Uashington”, shkruan Taravari.