Nëse jeni n’deti, boll mirë. Nëse s’jeni, edhe ma mirë, se mundeni m’i ndjek ngjarjet e javës: festivale, ekspozita, koncerte, party… Qe Monday Marks i ri, botuar nga Suzanne Podcast që emitohet edhe në T7, me super rekomandime!
Jemi në mesin e korrikut, ku dielli rreh pa kompromis, dallgët e detit na ftojnë pa u ndalë, ama dijeni që edhe skena kulturore s’osht hiç ka pushon. Osht ka shpërthen bile. Kjo javë na gjen mes kështjellave, galerive, operave dhe netve pa gjumë me DJ që vijnë prej Osakës, e me kantautorë që këndojnë te Kalaja e Ulqinit e Kështjella e Shkodrës.
Ma s’pari e keni Prizren Fest me teatër të hapur nën qiellin e Prizrenit; Operën e Kosovës me “Carmen” me funin e kuq në Prishtinë por edhe natën operistike të Ramë Lahaj dedikum Nexhmije Pagarushës.
Masnej, e keni rejvin me inspirim nga “dhoma e bojlerit” me ¥ØU$UK€ ¥UK1MAT$U; Zâ Festivalin magjik në Kalanë e Rozafatit të Shkodrës dhe koncertin e Shpat Dedës në Kalanë e Ulqinit; Koncertin e lezeçëm nga Bana Sahiti e Elsa Mala në Lavjerrs; eventin inspirues Nomad Sessions nga Futja Ngjyrë në Mitrovicë; performanca të guximshme artistike nga Tirana Art Lab në Pogradec.
Pra, kjo nuk është javë për me ndejt me një vend.
Kjo është javë për me ecë, me dëgju, me kcy, me pa e me kujtu që kultura verore osht forma ma e mirë e rezistencës, edhe ndaj nxehtësisë, edhe ndaj harresës. Veq dashnisë mos i rezistoni! Ishmenada nëjkah.
Ja lista e plotë: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-21-korrik