Sot përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës - Gazeta Express
string(60) "sot-perpjekja-e-50-te-per-konstituimin-e-kuvendit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 6:50

Sot përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 6:50

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, për herë të 50-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Vazhdimi i seancës konstituive do të fillojë në orën 11:00.

Nën drejtimin e deputetit Avni Dehari të shtunën vazhdoi punimet seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë, me pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.  

Kryesuesi i seancës përsëriti kërkesën për subjektet politike për propozime për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.  

Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari procedoi me hedhjen në votim të komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Për përbërjen e komisionit votuan 50 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk pati.