Kapiteni i klubit të njohur belg Club Brugge, Hans Vanaken, është pyetur për situatën e Ardon Jasharit.
Mesfushori shqiptar tash e sa kohë po përflitet për një kalim të mundshëm tek Milani, por dy klubet nuk po arrijnë të gjejnë një akord mes vete për transferimin e tij në ‘San Siro’.
Ndonëse Jashari tashmë është dakordësuar sa i përket kushteve personale me klubin kuqezi, Igli Tare nuk po arrin të dalë nga ngërçi sa i përket negociatave me drejtuesit e klubit belg.
Kjo situatë nuk kaloi pa u komentuar as nga kapiteni Vanaken, i cili është deklaruar se e kupton shumë mirë situatën në të cilën gjendet Jashari.
Ai ka folur shkurtimisht për këtë çështje, duke thënë se edhe ai po të ishte në moshën e Jasharit do të dëshironte transferimin tek Milani.
“A do të rikthehet Jashari në stërvitje të hënën? Ne do ta presim me krahë hapur. E kuptoj atë. Edhe unë nëse do të isha i ri dhe në pozitën e tij, edhe unë do të doja të shkoja tek Milani”, ka thënë Vanaken.
Situata e Jasharit ështën një për t’u përcjellur me kujdes deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, teksa ka ende shpresa se një marrëveshje mes klubeve mund të arrihet shumë shpejt.