Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha - Gazeta Express
string(83) "serwer-per-sigurine-ne-kosove-fsk-ndoshta-shume-shpejt-do-kete-pergjegjesi-te-medha"

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 21:50

Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 21:50

Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon.

Në një përgjigje për klankosova.tv, ai u shpreh se aktualisht Kosova qëndron mirë sa i përket situatës së sigurisë.

”Kosova është mirë për tani”, thotë ai.

”Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj”.

Lidhur me deklarimet e presidentit amerikan, se në Kosovë, së fundi u ndalua një përshkallëzim, profesori i ”Johns Hopkins”, u shpreh se FSK do të ketë shumë shpejt obligime shtesë në menaxhimin e sigurisë.

”Ka shumë probleme më të mëdha në botë”.

”FSK një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha”, u shpreh ai për klankosova.tv.

Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të SHBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon.