Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka insistuar se askush nuk ka të drejtë të jetë deputet dhe njëkohësisht të mbajë pozitë ekzekutive
Gjatë ditës ish-kryeministri Isa Mustafa kishte treguar se si kishte liruar ministrat që ishin zgjedhur deputet, e atij i reagoi Hekuran Murati, duke thënë se “LDK-ja nuk pritej të ishte pjesë e Qeverisë”.
Haziri ka thënë se sovraniteti nuk është vetëm një copë toke, por edhe në sallën e Kuvendit të Kosovës.
“Në çdo situatë kur nuk ke qeveri të legjitimuar, quhet qeveri në detyrë. As mocioni i mosbesimit nuk ta merr të drejtën me qenë kryeministër në detyrë sepse Mustafa dhe ministrat e qeverisë së rrëzuar nga PDK dhe aleatët, vazhduan deri në betimin për deputetë që dolën nga zgjedhjet e rregullta, por ata liruan zyrat e Qeverisë për bankat e Parlamentit”.
“E ju, edhe deputetë, edhe ministra. Sipas kësaj logjike, mundeni me qenë edhe prokuror, edhe gjykatës! Ata që e duan Republiken, e ruajnë dhe e respektojnë. Sovraniteti nuk është veç në një copë toke, por në sallën e Kuvendit të Republikës dhe në zemrën e Kushtetutës së Republikës”, ka thënë Haziri. /Gazeta Express