Ndihmësit të Petkoviqit që foli kundër UÇK'së në Rahovec, pas mbajtjes i caktohen 30 ditë paraburgim - Gazeta Express
string(97) "ndihmesit-tepetkoviqit-qe-foli-kunder-uckse-ne-rahovec-pas-mbajtjes-i-caktohen-30-dite-paraburgim"

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 20:17

Ndihmësit të Petkoviqit që foli kundër UÇK’së në Rahovec, pas mbajtjes i caktohen 30 ditë paraburgim

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 20:17

Igor Popovic, ndihmësdrejtori i të ashtuquajturit drejtorit të “Zyrës për Kosovën”, Petar Petkoviqit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.

Kjo pasi i ishte arrestuar për shkak të deklaratave fyese ndaj UÇK-së dhënë në Rahovec.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Po i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj”, tha ajo.

Për këtë rast kishte reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Xhelal Sveçla. /Gazeta Express