Merr fund ‘seriali’, Osimheni i bashkohet Galatasarayt – mësohen detajet e marrëveshjes - Gazeta Express
string(82) "merr-fund-seriali-osimheni-i-bashkohet-galatasarayt-mesohen-detajet-e-marreveshjes"

Sport

Gazeta Express

20/07/2025 20:01

Merr fund ‘seriali’, Osimheni i bashkohet Galatasarayt – mësohen detajet e marrëveshjes

Sport

Gazeta Express

20/07/2025 20:01

Napoli dhe Galatasaray më në fund kanë arritur marrëveshje të plotë për shitjen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, pas huazimit të tij tejet të suksesshëm në Stamboll gjatë sezonit 2024-25.

Galatasaray ka qenë këmbëngulës për ta blerë Osimhenin në mënyrë të përhershme, pasi ai shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar me 37 gola dhe 8 asistime në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Edhe pse Galatasaray pranoi të paguante klauzolën prej 75 milionë euro që ishte e vlefshme në kontratën e Osimhen gjatë pjesës së parë të korrikut, negociatat u zvarritën për javë të tëra për shkak të mosmarrëveshjeve mbi strukturën dhe këstet e pagesës, si dhe kërkesës së Napolit për garanci zyrtare.

Sipas Football Italia, marrëveshja është tashmë përfundimisht e mbyllur, dhe Galatasaray do të paguajë shumën e plotë prej 75 milionë euro deri në fund të vitit 2026. Detajet e marrëveshjes janë si më poshtë:

€40 milionë do të paguhen menjëherë

€35 milionë të mbetura do të paguhen në këste deri në fund të 2026

Napoli do të përfitojë edhe deri në €5 milionë bonuse

Përfshihet një klauzolë prej 10% në rast rishitjeje

Marrëveshja përfshin edhe një klauzolë “anti-Serie A”, që e ndalon Osimhenin të bashkohet me një rival direkt të Napolit për 24 muajt e ardhshëm

Kjo është një lëvizje e madhe për Galatasaray, që siguron një nga sulmuesit më produktivë të Europës, ndërsa Napoli merr një shumë të konsiderueshme dhe ruan kontroll të pjesshëm mbi të ardhmen e lojtarit./GazetaExpress/