Pavarësisht zërave të fortë që e lidhin me Manchester United dhe klube të tjera të mëdha, Viktor Gyökeres nuk lëviz asnjë hap prapa nga qëllimi i tij: sulmuesi suedez dëshiron vetëm Arsenalin.
Sipas Fabrizio Romano, që e konfirmoi lajmin me anë të një postimi të fundit, Gyökeres dhe agjenti i tij, vazhdojnë të jenë në një linjë të qartë: projekti i Arsenalit është prioritet absolut, një vendim që është marrë që në qershor dhe nuk ka ndryshuar pavarësisht interesit nga United dhe të tjerët.
Gyökeres ka shkëlqyer me Sporting Lisbonën sezonin që lamë pas, duke u kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos. Forma e tij, numri i golave dhe forca fizike e kanë bërë objektiv për disa klube të Premier League, por mesa duket, ai ka zgjedhur të presë vetëm “Topçinjtë”.
Tani, të gjithë sytë janë nga Arsenal, që duhet të lëvizë për të mbyllur marrëveshjen dhe për t’i dhënë trajnerit Mikel Arteta një armë të re në repartin ofensiv, për të sfiduar titullin në sezonin e ri.