Banka Popullore paralajmëroi uljen e tarifave për pagesat elktronike - Gazeta Express
string(68) "banka-popullore-paralajmeroi-uljen-e-tarifave-per-pagesat-elktronike"

Maqedoni

Gazeta Express

20/07/2025 13:34

Banka Popullore paralajmëroi uljen e tarifave për pagesat elktronike

Maqedoni

Gazeta Express

20/07/2025 13:34

Banka Popullore përmes ndryshimeve në sistemin e pagesave, planifikon modernizimin e sistemit dhe nxitjen e qytetarëve që të kryejnë pagesa elektronike. Ata vlerësojnë se do të ketë thjeshtësim dhe ulje të tarifave në vend dhe SEPA.

“Modeli bazohet në parimet dhe praktikat e bankave qendrore në eurosistemin për tarifa fikse dhe të parashikueshme sipas vëllimit të transaksioneve, duke krijuar kështu hapësirë për thjeshtim dhe ulje të tarifave që bankat u ngarkojnë klientëve për ekzekutimin e pagesave elektronike nëpërmjet sistemeve të pagesave në vend”, njoftuan nga Banka Popullore.

Ky do të jetë një model krejtësisht i ri për tarifimin e bankave, pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në SEPA.

“Këshilli i Bankës Popullore vendosi tarifë për pagesat e organeve shtetërore në euro me vendet e SEPA-s në një shumë fikse prej 3 euro për transaksion për urdhëresat e iniciuara në mënyrë elektronike dhe 5 euro për urdhëresat e iniciuara në letër”, sqaroi Banka.

Banka Popullore njoftoi se vendimi do të hyjë në fuqi prej 1 gushtit.

“Në vend të kostove mesatare aktuale prej 14 euro për transaksion përmes bankave korrespondente, do të aplikohen tarifa fikse prej 3 euro për urdhëresat e iniciuara elektronikisht dhe 5 euro për urdhëresat në letër”, sqaroi Banka.