Paralajmërim për cunami pas tërmeteve të fuqishme pranë brigjeve të Rusisë - Gazeta Express
string(74) "paralajmerim-per-cunami-pas-termeteve-te-fuqishme-prane-brigjeve-te-rusise"

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 11:25

Paralajmërim për cunami pas tërmeteve të fuqishme pranë brigjeve të Rusisë

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 11:25

Një sërë tërmetesh të fuqishme kanë goditur në afërsi të brigjeve në Lindjen e Largët të Rusisë të dielën, duke nxitur paralajmërime për cunami, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Tërmetet paraprake prej 5.0 dhe 6.7 shkallë të Rihterit fillimisht nuk nxitën paralajmërime për cunami, por më pas ndodhi një tërmet prej 7.4 shkallësh, duke shtyrë Shërbimin Gjeologjik amerikan të paralajmërojë se “valë të rrezikshme të cunamit parashihen të godasin disa zona bregdetare”.

Ky shërbim tha se pret valë nga 30 centimetra deri në një metër në brigjet ruse dhe më pak se 30 centrimetra në Japoni dhe në shtetin amerikan të Havajit.

Epiqendra e tërmeteve ishte në Oqeanin Paqësor, rreth 150 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamçatski.

Tërmetet fillestare u pasuan me goditje të tjera të tokës, përfshirë një tërmet prej 6.7 ballësh, tha Shërbimi amerikan.

Ministria ruse për situata emergjente shkroi në Telegram se pret valë deri në një metër në pjesën jugperëndimore të Detit Bering, dhe valë nga 15 deri në 40 centimetra në Gadishullin Kamçatka. Ky gadishull është pika ku takohen pllakat tektonike të Paqësorit dhe Amerikës së Veriut, duke e bërë zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Që nga viti 1900, shtatë tërmete të fuqishme me 8.3 shkallë apo më të larta kanë goditur këtë zonë. /REL