Futbollisti i kombëtares së Kosovës U21, Diar Vokrri është larguar nga Llapi dhe karrierën e tij do ta vazhdojë te një klub tjetër i Superligës.
Talenti 21-vjeçar i është bashkuar Ballkanit, me vetë kërkesën e tij, njofton Llapi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Vokrri është paraqitur në 71 ndeshje zyrtare me Llapin, duke kontribuar me shtatë asistime.
Klubi i Llapit e ka falënderuar futbollistin e ri për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit, derisa i ka uruar suksese më tutje në karrierë./GazetaExpress/