Llapi e ka bërë prezantimin e dytë të ditës, pasi fillimisht njoftoi për rikthimin e Bujar Idrizit.
E, njoftimi i dytë ka të bëjë po ashtu me një rikthim tjetër, atë të Fuad Ajvazit.
Ajvazi rikthehet te Llapi, pas një periudhe të kaluar te Suhareka.
Ajvazi më herët kishte qenë pjesë e Llapit U21, nga ku ishte transferuar te klubi suharekas.
20-vjeçari karrierën e ka nisur në futbollin suedez.
Llapi e ka prezantuar rikthimin e tij me një video kreative në rrjetet sociale.
“Fuadi e pranoi thirrjen tonë për rikthim. Mirë se kthehesh, Fuad Ajvazi!”, shkruan Llapi në “Facebook”./GazetaExpress/