Astrit Selmani largohet nga Rumania dhe karrierën pritet ta vazhdojë në Turqi - Gazeta Express
string(77) "astrit-selmani-largohet-nga-rumania-dhe-karrieren-pritet-ta-vazhdoje-ne-turqi"

Sport

Gazeta Express

19/07/2025 17:05

Astrit Selmani largohet nga Rumania dhe karrierën pritet ta vazhdojë në Turqi

Sport

Gazeta Express

19/07/2025 17:05

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani do të ndërrojë përsëri ambient, pas një viti e gjysmë të kaluar te Dinamo e Bukureshtit në Rumani.

Ai do të largohet si transferim i lirë, pas 14 golave të shënuar në Superligën e Rumanisë sezonin e kaluar.

Gjatë ditës së sotme, mediumet nga Turqia kanë bërë me dije se Selmani do ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.

Më saktësisht, bëhet fjalë për Kasimpasan.

Kasimpasa përfundoi e dhjeta në elitën e futbollit turk, ndërsa tashmë ka nisur bisedimet për ta afruar sulmuesin – që për kombëtaren e Kosovës ka pesë ndeshje dhe një gol.

“Klubi nga Stambolli, që synon të përforcohet në fazën e sulmit, pritet ta zyrtarizojë transferimin e Selmanit në ditët e ardhshme”, ka shkruar agjencia e lajmeve “DHA” e Turqisë. 

Selmani është zhvilluar si futbollist në Suedi, ndërsa ka luajtur për Hammarbyn dhe Goteborgun.

Ai karrierë ka bërë edhe te Hapoel Beer Sheva dhe Midtjyllandi, ndërsa Dinamos i ishte bashkuar në shkurt të vitit 2024./GazetaExpress/