Pa shumë informacione për vendin dhe orën, Limaj e Kurti përfundojnë takimin në lagjen Pejton - Gazeta Express
string(92) "pa-shume-informacione-per-vendin-dhe-oren-limaj-e-kurti-perfundojne-takimin-ne-lagjen-pejton"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 16:33

Pa shumë informacione për vendin dhe orën, Limaj e Kurti përfundojnë takimin në lagjen Pejton

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 16:33

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, janë takuar pasditen e sotme në lagjen Pejton të Prishtinës.

Ndonëse s’janë dhënë shumë informacione për kohën dhe vendin e takimit, Kurti e Limaj janë takuar në një restorant në lagjen Pejton të Pristhinës, që është shumë afër selisë së NISMA-s.

Ky takim vjen pasi afati 30 ditorë i kushtetueses po afrohet dhe Kosova ende s’e ka konstituar Kuvendin.

NISMA vazhdon të kërkojë postin e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që Kurti e LVV s’kanë treguar deri tani ndonjë shenj se mund ta ndryshojnë emrin e Albulena Haxhiut.