Sipas David Ornstein dhe të konfirmuara edhe nga SPORT, disa javë më parë Marcus Rashford ka zhvilluar një bisedë direkte me Hansi Flick.
Aty, trajneri gjerman i ka shprehur hapur interesin që ai të bashkohet me projektin e ri të Barcelonës, shkruan Gazeta Express.
Nga ana tjetër, Rashford ka treguar qartë se është gati të presë sa të duhet për t’u transferuar në “Camp Nou”.
Nga ky komunikim, të dy palët morën një “feedback” shumë pozitiv, duke forcuar bindjen për marrëveshjen.
Marrëveshja tani është në fazën finale dhe pritet të mbyllet edhe brenda disa orëve të ardhshme, duke i hapur rrugë ëndrrës së Marcus Rashford për të veshur fanellën e Barcelonës.
Një tjetër lëvizje e guximshme e klubit katalanas, që kërkon të rikthehet nëe Europës me një skuadër të freskët dhe plot ambicie!