Limaj Kryeparlamentar? Kraki: Nëse Kurti mendon se e ka gjetur një formulë për dalje nga bllokada, jemi pas tij - Gazeta Express
string(108) "limaj-kryeparlamentar-kraki-nese-kurti-mendon-se-e-ka-gjetur-nje-formule-per-dalje-nga-bllokada-jemi-pas-tij"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 14:36

Limaj Kryeparlamentar? Kraki: Nëse Kurti mendon se e ka gjetur një formulë për dalje nga bllokada, jemi pas tij

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 14:36

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se deputetët e të gjitha grupeve parlamentare “kanë nisur të kuptojnë” se bllokimi i institucioneve nuk u shkon në favor as atyre vetë as vendit.

I pyetur se kush duhet të lëshojë pe mes Vetëvendosjes e Nismës, ai tha: “Nuk ka çka lëshon pe, Nisma e ka legjitimitetin që e ka, ne e kemi atë që dihet. Partneriteti ndërtohet që secilit duhet t’i bie mirë,” u shpreh ai.

Ndërkaq, kur u pyet nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do t’ia japë postin e kryeparlamentarit Fatmir Limajt, Kraki tha se nëse këtë e vendos Kurti si zgjidhje për të dalë nga bllokada, atëherë deputetët e Grupit Parlamentar janë pas tij.

“Krejt varet si dakordohemi të gjithë aty, nëse shohim që kryeministri Kurti mendon që e ka gjetur një opsion, një formulë që na mundëson me dalë nga bllokada, jemi pas tij”./Express/