"Kurtit t’i merret e drejta e kandidimit nëse deri më 26 korrik s’e konstituon Kuvendin" - Gazeta Express
string(84) "kurtit-ti-merret-e-drejta-e-kandidimit-nese-deri-me-26-korrik-se-konstituon-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 14:09

“Kurtit t’i merret e drejta e kandidimit nëse deri më 26 korrik s’e konstituon Kuvendin”

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 14:09

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend pas përfundimit të seancës, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uzurpuar Kuvendin e Kosovës dhe institucionet e vendit.

“Saktë Gjykata Kushtetuese e ka thënë; e ke të drejtën e nominimit të kandidatit për kryeparlamentar, por s’e ke të drejtën e bllokimit të institucioneve. Nuk e ke të drejtën e bllokimit të Kuvendit të Kosovës. Pa dashtë të interpretojmë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese kësaj sage duhet t’i jepet fund kur me një vendim tjetër kur pas një muaji këtij deputeti i i merret e drejta e kandidimit nëse deri më 26 korrik nuk e konstituon Kuvendin”.

Kadrijaj e quajti Kurtin diktator dhe tha se ai “ka kohë” meqë nga Kuvendi shkon në Qeveri dhe merr vendime dhe pastaj e kritikon edhe gjyqësorin.

Derisa po zhvillohej seanca, Kadrijaj ka ironizuar me Kurtin për kthimin e tij nga Greqia ku kishte shkuar për të marrë pjesë në një simpozium dhe mungoi në seancën e kaluar.

“Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu në emër të popullit të Kosovës, i dëshirojmë kthim të suksesshëm në vendlindje deputetit Albin Kurti. Shpresoj që ke kaluar mirë…”, tha ajo para se t’i ndalej mikrofoni./Express/