Perparim Rama njofton se e ka fituar betejën në Apel kundër ministrisë së Hajrulla Çekut për sheshin Xhorxh Bush - Gazeta Express
string(112) "perparim-rama-njofton-se-e-ka-fituar-betejen-ne-apel-kunder-ministrise-se-hajrulla-cekut-per-sheshin-xhorxh-bush"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 12:36

Perparim Rama njofton se e ka fituar betejën në Apel kundër ministrisë së Hajrulla Çekut për sheshin Xhorxh Bush

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 12:36

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka fituar betejën në Gjykatë me ministrinë e Kulturës që drejtohet nga Hajrullah Çeku, për çështjen e sheshit Xhorxh Bush.

Rama ka shkruar se Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e Themelores dhe ka kthyer çështjen në rishqyrtim.

“Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin”, ka shkruar Rama.

“E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE”, ka shtuar tutje.