Fenerbahçe ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere duke arritur marrëveshje të plotë me Paris Saint-Germain për mesfushorin spanjoll Marco Asensio.
Gazetari italian, Nicolo Schira raporton se klubin turk do të paguajë 10 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Sipas detajeve të publikuara nga gazetari i njohur Nicolo Schira, mesfushori ofansiv do të firmosë një kontratë deri në vitin 2028 dhe do të përfitojë plot 9 milionë euro në sezon, një shifër që e bën një nga lojtarët më të paguar në kampionatin turk.
Ky transferim shihet si një sinjal i qartë nga Fenerbahçe se synimet janë të mëdha, jo vetëm për dominim në Süper Lig, por edhe për të qenë protagonistë seriozë në arenën evropiane.
🔜 Done Deal and confirmed! Marco #Asensio to #Fenerbahce from #PSG for €10M. Contract until 2028 (€9M/year). #transfers https://t.co/350HtwNYj0
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 19, 2025