"Shvercerat" ia ndërprejnë stërvitjen Shkupit, të pakënaqur me kryesinë e klubit - Gazeta Express
string(77) "shvercerat-ia-nderprejne-stervitjen-shkupit-te-pakenaqur-me-kryesine-e-klubit"

Futboll

Gazeta Express

19/07/2025 12:15

“Shvercerat” ia ndërprejnë stërvitjen Shkupit, të pakënaqur me kryesinë e klubit

Futboll

Gazeta Express

19/07/2025 12:15

Tifo grupi i madh i FC Shkupit, “Shvercerat” ia kanë ndërprerë stërvitjen sot klubit.

Kjo u bë e ditur nga vet tifozeria përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Shkak për këtë është bërë pakënaqësia ndaj kryesisë së klubit shkupjan.

Reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Sot Shvercerat e ndërprenë stërvitjen e FC Shkupit!

Arsyeja? Mos sinqeriteti dhe mashtrimet e pafundme të kryesisë së klubit!

Premtime boshe, takime që shtyhen, dhe mungesë totale respekti ndaj atyre që e kanë mbajt klubin gjallë Shvercerat!

Ne nuk jemi spektatorë, jemi zëri i vërtetë i Shkupit!

Nuk ka futboll pa respekt ndaj tribunës!

Deri sa nuk do të ketë sinqeritet dhe transparencë, asgjë nuk vazhdon normalisht.

Mos na provoni durimin, se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet…

FC Shkupi është i Shkupjanve jo i mashtruesve!