Behrami: PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e krijuan shtetin e Kosovës, Kurti s'ka hise në shtetndërtim - Gazeta Express
string(91) "behrami-pdk-ja-ldk-ja-dhe-aak-ja-e-krijuan-shtetin-e-kosoves-kurti-ska-hise-ne-shtetndertim"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 11:51

Behrami: PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e krijuan shtetin e Kosovës, Kurti s’ka hise në shtetndërtim

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 11:51

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, e akuzoi Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të institucioneve dhe tentim për përmbysje të rendit kushtetues, gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit pas dështimit të 49-të të konstiuimit.

Në një deklarim nga foltorja e Kuvendit, mikrofonin e së cilës e lëshoi nënkryetarja nga radhët e PDK-së, Sala Jashari, Behrami u shpreh se partitë që kanë mbetur në sallë – PDK, LDK dhe AAK – janë parti që e krijuan Republikën e Kosovës, ndërsa sipas tij, ata që braktisën sallën “nuk kanë besuar kurrë në projektin e shtetit të Kosovës”.

“Kuvendi i Kosovës në këto 49 seanca është ndarë në këto parti që kemi mbetur në sallë për të mbrojtur Kushtetutën. Në partinë që sapo dolën, parti që e keqpërdorin të drejtën për propozimin e kryeparlamentarit, që mbajnë peng shtetin…”, u shpreh Behrami.

Ai akuzoi Vetëvendosjen për shkelje të ligjit dhe të normave kushtetuese, duke theksuar se qëllimi i tyre është përmbysja e rendit kushtetues, ndërsa ish-opozita është duke e mbrojtur atë.