Haradinaj: Avni Dehari po sillet çuditshëm në Kuvend, Albin Kurti e ka ndarë mendjen me e bo Kosovën keq e ma keq - Gazeta Express
string(111) "haradinaj-avni-dehari-po-sillet-cuditshem-ne-kuvend-albin-kurti-e-ka-ndare-mendjen-me-e-bo-kosoven-keq-e-ma-keq"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 11:03

Haradinaj: Avni Dehari po sillet çuditshëm në Kuvend, Albin Kurti e ka ndarë mendjen me e bo Kosovën keq e ma keq

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 11:03

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sjelljet e Avni Deharit në Kuvendin e Kosovës janë të çuditshme dhe sipas Haradinajt atë po e kapë paniku nëse një deputetët po e thotë një fjalë më shumë dhe po ua ndal mikrofonat.

“Sjellja e Avni Deharit është e çuditshme. Panika e tij me ua ndalë fjalën e deputetëve është e papranueshme”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se edhe ftesa e sotme është tallje, megjithatë potencon se vjen për respekt të Kuvendit dhe jo për respekt të ftesës.

Derisa për Kurtin, të cilin e ka quajtur “mashtrues”, Haradinaj thotë se kreu i LVV-së e ka ndarë mendjen që ta bëjë Kosovën “keq e më keq”. /Express/