Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë se për shkak të mënyrës se si Limaj kishte vendosur t’i ndante rrugët me AAK-në, nuk do ta votojë nëse Kurti e kandidon për kryetar të Kuvendit.
Brahimaj thotë se nuk ishte fer që një gjë të tillë ta merrnin vesh nëpërmjet mediave.
Derisa ai ka thënë se secilindo kandidat tjetër të VV-së që s’ka qenë ministër, AAK do ta votonte.
“Ata kanë marrëveshje edhe me Listën Serbe. Pas çdo seance, LVV, NISMA dhe Lista Serbe e lëshojnë sallën”, ka thënë Brahimaj.