Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit në shtator - Gazeta Express
string(67) "shqiperia-do-te-luaje-ndeshje-miqesore-ndaj-gjibraltarit-ne-shtator"

Futboll

Gazeta Express

19/07/2025 10:03

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit në shtator

Futboll

Gazeta Express

19/07/2025 10:03

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator.

Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00.

Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare.