Parandalohet kontrabandë me barna, u futën nga Serbia – Policia jep detaje - Gazeta Express
string(71) "parandalohet-kontrabande-me-barna-u-futen-nga-serbia-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 21:00

Parandalohet kontrabandë me barna, u futën nga Serbia – Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 21:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia. Automjeti që është ndaluar dhe kontrolluar ka pasur barna të llojeve të ndryshme.

Nga policia është bërë e ditur edhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, dhe mallrat e dyshuara të sekuestrohen.

Njoftimi:

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

 Prishtinë, më 18 korrik 2025

Patrulla policore kufitare e SPMK- Muqivërcë DRPK-Lindje Kaçanik, e angazhuar në  luftimin e aktiviteteve kriminale ndërkufitare, ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Rreth orës 13:25 në fshatin Novosellë, pasi që është futur në territorin e Republikës së Kosovës nga territori i Serbise, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt.