Qëndrimi në Greqi i kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kohën e krizës institucionale po kritikohet ashpër nga ish-opozita.
Nga LDK thonë për RTV21 se është e papranueshme që në kohën e situatës së rëndë politike e ekonomike Kurti të qëndrojë atje.
I pyetur nëse shpreson të arrihet ndonjë marrëveshjeje mes LVV-së dhe Nismës Socialdemokrate pas takimit të paralajmëruar për fundjavë, deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi ironizoi duke thënë se pas kthimit nga Greqia ndoshta Kurti mund të jetë më i relaksuar për arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend.
“Jemi ne situatë të fende politikë ekonomike kemi një kryeministër që rri në Greqi nga foto me shorce që kemi parë shihet se aq serioze është takimi derisa ne jemi ne një bllokadë totale dhe kjo është papranueshme e pakuptimtë. Jemi në muajin gjashtë të Bllokadës dhe s’kemi asnjë hap ne drejtimin e një marrëveshje politike, këtë marrëveshjeje duhet ta bëjë Kurti ai është ne Greqi…kjo bllokade zgjidhet vetëm nga bllokuesi. Ai duhet ta zhbllokoj situatën. Çdo marrëveshje që bëhet është mirë sepse është detyrë e LVV-së me tejkalu ngërçin derisa ne do jemi rojtar, gardian të shtetit. A do të ketë rezultat apo jo (takimi Kurti-Limaj) varet nga Kurti, kur vjen nga Greqia ndoshta është me i relaksuar dhe mund të arrijë edhe marrëveshje”., tha Xhaferi për RTV21.