Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit të policit serb Bojan Jevtiq që u arrestua dje për spinazh për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Ai ka thënë që përveç fakteve që tashmë janë publikuar në media, për detaje shtesë aktualisht nuk mund të flitet.
“Kërkoj mirëkuptimin tuaj, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk do të japim më shumë informacione. Nga provat që do të ekzaminohen me prioritet nga organet kompetente, do të vlerësojmë se a do të zgjerojmë hetimet edhe ndaj të dyshuarve të tjerë apo edhe për vepra të tjera penale ndaj të dyshuarit aktual”, ka thënë ai para mediave.
Sipas tij Prokuroria ka paraqitu kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jevtiqit.