Klubi i futbollit Llapi e ka prezantuar sot përforcimin më të ri, Enedin Mulalic.
Futbollisti boshnjak ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin llapjan, të cilit i është bashkuar në fazën përgatitore.
21 vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, shkruan “Gazeta Express”.
Llapjanët kanë paralajmëruar edhe përforcime të tjera pasi duan të jenë dominues në sezonin e ri të Superligës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit llapjan. /Gazeta Express