Manchester United ka arritur marrëveshjen për të transferuar sulmuesin Bryan Mbeumo nga Brentford.
Sipas TheAthletic, dy klubet kanë dhënë dritën jeshile për një marrëveshje me vlerë rreth 70 milionë paund.
Kontrata me lojtarin ishte arritur prej javësh, pasi Mbeumo kishte bërë të qartë se dëshironte vetëm kalimin te Djajtë e Kuq.
Pas Matheus Cunha, që u zyrtarizua pak ditë më parë, Mbeumo bëhet përforcimi i radhës i Manchester United.
Mbeumo pritet të prezantohet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim