“S’ka vend për islamofobë”: Protesta në Malajzi, kundërshtohet ambasadori i emëruar nga Trump, Nick Adams - Gazeta Express
string(99) "ska-vend-per-islamofobe-protesta-ne-malajzi-kundershtohet-ambasadori-i-emeruar-nga-trump-nick-adams"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 13:40

“S’ka vend për islamofobë”: Protesta në Malajzi, kundërshtohet ambasadori i emëruar nga Trump, Nick Adams

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 13:40

Ditën e premtë, dhjetëra qytetarë malajzianë kanë protestuar pranë ambasadës së SHBA në Kuala Lumpur, duke kërkuar refuzimin e emërimit të Nick Adams, si ambasador i ri amerikan në Malajzi.

Adams është emëruar një javë më parë nga Donald Trump, por ai është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra dhe mbështetjen e fortë për Izraelin – një profil që ka shkaktuar shqetësime të thella në një vend me shumicë myslimane dhe një shoqëri shumëkulturore si Malajzia.

Sipas AFP-së, protestuesit kanë brohoritur me thirrjet “Refuzoni Nick Adams” dhe “Shkatërroni Amerikën”, duke mbajtur pankarta me fytyrën e Adams të kryqëzuar me të kuqe dhe mesazhe të tjera si: “S’ka vend për racistë dhe islamofobë në Malajzi”.

Bëhet e ditur se protesta është organizuar nga krahu rinor i koalicionit në pushtet të kryeministrit Anëar Ibrahim. Raportohet se protestuesit kanë dorëzuar edhe një memorandum në ambasadë, duke kërkuar nga qeveria amerikane të tërheqë kandidaturën e Adams dhe të emërojë një person “më profesionist, më i moderuar dhe më i ndërgjegjshëm për rëndësinë e stabilitetit rajonal të Azisë Juglindore”.