ASK: Më pak sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore në 2024 sesa në 2023 - Gazeta Express
string(73) "ask-me-pak-siperfaqe-e-shfrytezuar-e-tokes-bujqesore-ne-2024-sesa-ne-2023"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:46

ASK: Më pak sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore në 2024 sesa në 2023

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:46

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2024.

Gjatë vitit 2024, rezultatet e kësaj ankete tregojnë se sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 228,67ha (përfshirë tokën e përbashkët), ku krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 420 688,21ha ha) ka një rënie të sipërfaqes së tokës në shfrytëzim prej 456.3ha.

Sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore 2023- 2024

Rënie vërehet te toka e përbashkët

Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore në vitin 2024, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) që ishte 216 534,33 ha (51,53%), krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 216 979,55 ha) ose 51,58%. Rënia e sipërfaqes së shfrytëzuar te toka e përbashkët ishte si rezultat i rënies së numrit të blegtorisë.

Rritje e lehtë vërehet te drithërat dhe kulturat industriale

Toka e punueshme – arat marrin pjesë me 44,93% dhe kopshtet me 0,22% në gjithsej sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore.

Gjatë vitit 2024, gjithsej toka e punueshme – arat ishte 188 795.00 ha. Pjesa më e madhe ishte me: drithëra (125 274,35 ha, ose 66,4%); bimë foragjere (37 117.13 ha, ose 19,7%); perime në fushë të hapur, në serra dhe në kopshte (9 827.39 ha), prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra ishin 8 914,65 ha ose 4,7%; patate (3 806.07 ha ose 2,0%); bishtajore (2 929.40 ha ose 1,6%); bimë industriale (1 689.82 ha ose 0,9%); kultura të tjera (2 633.81 ha ose 1,4%) dhe tokë djerrinë ishte 6 429.78 ha ose 3,4%.

Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës në vitin 2024, ishte 34 070.28 ha.

Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide në vitin 2024 ishte 122 570.50 ha.

Sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore 2023- 2024 (ha)

Rënie e lehtë e fondit blegtoral

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se blegtoria në Kosovë, gjatë vitit 2024, sa i përket numrit të gjedheve ishte 240 848, ku krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 247 493), ka një rënie të lehtë.

Rritje e lehtë vërehet te numri i deleve

Sa i përket deleve, gjatë vitit 2024 numri i tyre ishte 211 220, ku krahasuar me vitin paraprak 2023 (që ishte 207 123 dele), ka një rritje të lehtë.

Ky publikim ofron të dhëna në formë përmbledhëse për: kulturat bujqësore bimore (shfrytëzimin e tokës bujqësore, prodhimtarinë bimore, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet)); blegtorinë (therjet, shitjet, produktet blegtorale) dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.

Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2024 (përkufizimet – definicionet, pyetësori, dhe udhëzuesi) janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit.