Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia ka zhvilluar një “imunitet” ndaj sanksioneve të Perëndimit dhe është mësuar të jetojë me to.
Sipas Reuters, Peskov i ka cilësuar sanksionet më të fundit si të paligjshme, duke thënë se çdo kufizim sjell pasoja negative jo vetëm për Rusinë, por edhe për vendet që i mbështesin.
“Rusia është përshtatur me sanksionet dhe ka ndërtuar njëfarë imuniteti ndaj tyre,” raportohet të ketë thënë Peskov, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të funksionojë pavarësisht kufizimeve.
Kujtojmë se BE ka konfirmuar sot paketën e 18-të me sanksione kundër Rusisë, e cilësuar si një ndër paketat më të fuqishme deri tani.