Hajnat i hyjnë në dhomën e gjumit derisa po flinte - njëri e mbajti, tjetri ia mori paratë - Gazeta Express
string(87) "hajnat-i-hyjne-ne-dhomen-e-gjumit-derisa-po-flinte-njeri-e-mbajti-tjetri-ia-mori-parate"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:43

Hajnat i hyjnë në dhomën e gjumit derisa po flinte – njëri e mbajti, tjetri ia mori paratë

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:43

Një burrë nga Deçani ka raportuar në polici se dy persona të maskuar pas mesnate kanë hyrë në dhomën e tij të gjumit derisa po flinte për t’ia marrë paratë.

Ai ka thënë se njëri prej tyre e ka mbajtur, derisa tjetri ia ka marrë paratë.

“Deçan/17.07.2025 – 01:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij kanë hyrë dy persona të maskuar, ku njëri prej tyre e ka mbajtur derisa tjetri ia ka marrë një çantë në të cilën ankuesi kishte një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”.