Policia konfiskon dy armë në rajonin e Mitrovicës - Gazeta Express
string(49) "policia-konfiskon-dy-arme-ne-rajonin-e-mitrovices"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 9:55

Policia konfiskon dy armë në rajonin e Mitrovicës

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 9:55

Në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës se Jugut në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.  

Në rastin e parë, arrestimi i të  dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar  në Vushtrri pas një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në  një rasti me elemente të veprës penale kanosje, me ç’ rast  gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë fishekë dhe një thikë.

Pas intervistimit me aktvendim te Prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .

Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë te llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari jave me parë te njëjtat i kishte i kishte postuar ne rrjete sociale.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .