Deputeti Berisha pyet ministrin Krasniqi: Çfarë ndodhi me projektin 3 milionësh të shtëpive për komunitetet? - Gazeta Express
string(106) "deputeti-berisha-pyet-ministrin-krasniqi-cfare-ndodhi-me-projektin-3-milionesh-te-shtepive-per-komunitetet"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 7:24

Deputeti Berisha pyet ministrin Krasniqi: Çfarë ndodhi me projektin 3 milionësh të shtëpive për komunitetet?

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 7:24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, i ka drejtuar një pyetje publike ministrit në detyrë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me një projekt 3 milionësh për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha kujton se më 10 janar 2025, vetëm një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore parlamentare Ministria e MAPL-së hapi një thirrje publike për ndërtimin e shtëpive për familjet e komuniteteve, me një vlerë totale prej 3 milionë euro.

“Një pjesë e madhe e familjeve të komuniteteve i besuan dhe ia dhanë votën me atë premtimin se vetëm të aplikojnë se krejt kanë me i marrë shtëpitë”, shkruan Berisha, duke shtuar se kishte “me qindra aplikime”.

Deputeti shton se është koha që ministri Krasniqi të japë llogari.

“Çfarë ndodhi me atë shpallje të shtëpive, kush përfitoi dhe kush u refuzua? Çfarë ndodhi me mjetet e destinuara prej 3 milionësh? A mos vallë i gjithë procesi ishte vetëm për të marrë disa vota në emër të premtimit për ndërtim të shtëpive?!”

Ai ka deklaruar se qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën dhe se ata që janë mashtruar duhet të kuptojnë realitetin.

“Është koha që populli me e ditë të vërtetetën dhe ata që u mashtruan me e kuptu se cila është e vërteta!

Presim përgjigje nga z. Ministër apo z. Deputet Elbert Krasniqi!”, shkroi ai.