Prishtina fiton në “Fadil Vokrri”, por eliminohet nga Liga e Europës - Gazeta Express
string(65) "prishtina-fiton-ne-fadil-vokrri-por-eliminohet-nga-liga-e-europes"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 21:52

Prishtina fiton në “Fadil Vokrri”, por eliminohet nga Liga e Europës

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 21:52

Prishtina është përshëndetur nga faza kualifikuese për Ligën e Europës, por jo nga të gjitha garat europiane për këtë sezon.

Kryeqytetasit triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Sheriff Tiraspol në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, por kjo ishte e pamjaftueshme për të siguruar kualifikim tutje.

Kjo pasi që Prishtina kishte pësuar thellë 4:0 në udhëtim në ndeshjen e parë, shkruan Gazeta Express.

Namani e Ahmeti shënuan për Prishtinën që sonte fitoi me përmbysje ndaj Sheriff Tiraspol.

Tani, Prishtina garat do t’i vazhdojë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.