Korenica me dy asiste, Cluj kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Europës - Gazeta Express
string(77) "korenica-me-dy-asiste-cluj-kualifikohet-ne-raundin-e-dyte-te-liges-se-europes"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 21:32

Korenica me dy asiste, Cluj kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Europës

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 21:32

Cluj ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Ekipi në të cilin startuan edhe dy yjet e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica fitoi 3:0 ndaj Paks, teksa në ndeshjen e parë barazuan pa gola në Hungari.

Emërllahu ishte i pafat, teksa u lëndua në minutën e pestë të ndeshjes, duke u zëvendësuar, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Meriton Korenica asistoi në golin e parë dhe të tretë, duke qenë prej lojtarëve më të mirë në fushë.