“Masi ia kam falë gjakun, babës së fajtorit i pagujta drekë”, Rrëfimi i burrit që humbi gruan në aksidentin tragjik - Gazeta Express
string(111) "masi-ia-kam-fale-gjakun-babes-se-fajtorit-i-pagujta-dreke-rrefimi-i-burrit-qe-humbi-gruan-ne-aksidentin-tragjik"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 18:57

“Masi ia kam falë gjakun, babës së fajtorit i pagujta drekë”, Rrëfimi i burrit që humbi gruan në aksidentin tragjik

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 18:57

Skender Hajredini nga Mitrovica, i cili humbi gruan në një aksident tragjik në vitin 2013, ka ndarë një tjetër detaj tronditës nga rrugëtimi i tij emocional pas ngjarjes. Në një intervistë për Kosova Live, ai ka treguar se pas faljes së gjakut, është takuar me babanë e fajtorit dhe jo vetëm që nuk e ka ofenduar, por madje i ka paguar drekë.

“Masi ia kam falë gjakun, jemi taku me babën e tij. I kam pagu drekë, m’vike marre me lonë me pagu atë. U mundova me ecë përpara me zemër të qetë,” – rrëfen ai.

Skenderi thekson se veprimi i tij ishte i nxitur nga dëshira për paqe dhe për të mos lejuar që dhimbja të shndërrohej në hakmarrje. Por me kalimin e viteve, ai thotë se është ndjerë i zhgënjyer jo vetëm nga sistemi i drejtësisë që, sipas tij, nuk e zbatoi plotësisht dënimin ndaj fajtorit por edhe nga ndjesia se ndoshta e ka falur shumë shpejt.