“I vdiq gruaja në aksident, fajtori u dënua me vetëm 1 vit e gjysmë burg, por as atë nuk e mbajti”, Rrëfimi i 70-vjeçarit në Kosova Live - Gazeta Express
string(131) "i-vdiq-gruaja-ne-aksident-fajtori-u-denua-me-vetem-1-vit-e-gjysme-burg-por-as-ate-nuk-e-mbajti-rrefimi-i-70-vjecarit-ne-kosova-live"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 18:41

“I vdiq gruaja në aksident, fajtori u dënua me vetëm 1 vit e gjysmë burg, por as atë nuk e mbajti”, Rrëfimi i 70-vjeçarit në Kosova Live

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 18:41

Një aksident tragjik në verën e vitit 2013 i ndryshoi përgjithmonë jetën Skender Hajredinit nga Mitrovica. Gjatë një udhëtimi familjar në rrugën magjistrale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Shkabaj, bashkëshortja e tij, Shukrije Hajredini, humbi jetën, ndërsa ai vetë, një fëmijë dhe dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

Në një rrëfim ekskluziv për Kosova Live, Skender Hajredini kujton dhimbjen e asaj nate fatkeqe dhe betejën që pasoi në kërkim të drejtësisë.

Megjithatë, pavarësisht humbjes dhe lëndimeve të shumta, drejtësia nuk erdhi siç pritej. Në vitin 2019, i akuzuari u dënua me vetëm 1 vit e 6 muaj burgim, por sipas Hajredinit, ky dënim nuk është zbatuar plotësisht.

“Gruaja ime vdiq në vend. Na tjerët mezi mbetëm gjallë. Por pas gjithë kësaj tragjedie, ai person jo që u dënua lehtë, por as atë dënim nuk e kreu siç duhet,” tha ai me zë të rënduar.

Sot, 12 vite më pas, Skender Hajredini është sërish përballë gjykatës, për një seancë që duket se e rikthen procesin në pikën zero.

Për më shumë nga rrëfimi i tij emocional, ndiqni videon më poshtë: