Presidentja Vjosa Osmani, gjatë konferencës për media është deklaruar për komentet e Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, pasi që ky i fundit ka thënë se Osmani ka manipuluar fjalët e presidentit amerikan Donald Trump. Presidentja ka deklaruar se ajo s’i ka interpretuar fjalët e Trump, porse, është shprehur se si i ka kuptuar ajo këto deklarata në fjalë, shkruan Gazeta Express.
Osmani gjatë konferencës i ka ftuar qytetarët që t’i dëgjojnë vetë deklaratat e presidentit amerikan.
Presidentja ka përmendur edhe njëherë deklaratat e Trump lidhur me ndaljen e një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.
‘‘Sa i përket asaj që kam deklaruar, unë e kam falënderuar presidentin Trump për rolin e tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe besoj që secili qytetar është falënderuar për rolin e SHBA-ve. Ne e ruajmë Kosovën edhe me mbështetje amerikane, i ruajmë kufijtë tanë siç e dini nëpërmjet prezencës ushtarake amerikane, dhe bashkëpunojmë ngushtë me administratën amerikane. Sa i përket asaj çfarë kam thënë unë për deklaratat e presidentit Trump, unë jam përgjigjur në pyetje, dhe pyetja ka qenë konkretisht për deklaratat e kohëve të fundit, dhe i ftoj qytetarët vetë t’i dëgjojnë ato deklarata për të cilat pyetur, janë ndër të tjera deklarata e 25 qershor 2025, mund t’i dëgjoni vetë, i ftoj serish qytetarët për të parë në qoftë se i kam keqinterpretuar ndonjë gjë, t’i dëgjojnë edhe ata vetë. Në atë deklaratë thuhet: Sepse e dini javët e fundit u kujdesëm për Indin-Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë.
Pastaj jam pyeture për një deklaratë konkrete, thuhet ndër të tjera: Brenda pak muajsh kemi arritur paqe mes Indisë – Pakistanit, Izraelit dhe Iranit, Serbia siç e dini ishin gati për të shkuar në luftë përmes një grupi, e kemi ndalur një gjë të tillë’’, ka thënë ajo.
Osmani është shprehur edhe se e vlerëson rolin e Trump si një paqe bërës, dhe një njeri që punon ditë e natë për paqe në botë
‘‘Pra një deklaratë thotë brenda pak javësh, një tjetër thotë në këta pak muajsh. Pastaj është edhe një deklaratë e 8 korrikut. Unë po lexoj transkripta të deklaratave, pra unë kur jam përgjigjur në pyetje lidhur me këto deklarata shumë konkrete, kam thënë mënyra se si e kuptojmë ne, pra nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, por e kam kuptuar se si e kam kuptuar unë si presidente. Në qoftë se qëndrimi i SHBA-ve është ndryshe, besoj që mund t’i drejtoheni. Ne e vlerësojmë rolin presidentit Trump si paqe bërës, si njeri që punon ditë e natë për paqe në botë. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë kontribut, dhe e tërë deklarata ime ka qenë në drejtim të vlerësimit të tij’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress
https://www.gazetaexpress.com/en/Grenell-harsh-with-Osman–shame-on-you–you-are-manipulating-President-Trump%27s-words./