Dogana ndalon kontrabandën në aeroport, udhëtari nga Gjermania mbante orë me vlerë mbi 12 mijë euro - Gazeta Express
string(98) "dogana-ndalon-kontrabanden-ne-aeroport-udhetari-nga-gjermania-mbante-ore-me-vlere-mbi-12-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 14:49

Dogana ndalon kontrabandën në aeroport, udhëtari nga Gjermania mbante orë me vlerë mbi 12 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 14:49

Një rast i tentim kontrabandës është parandaluar sot në orët e paradites në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku një udhëtar i ardhur nga Gjermania është kapur me mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.

Në orët e paradites, një udhëtar i ardhur nga Gjermania, është selektuar për kontroll nga zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Aeroporti – Arritje, pas kalimit nëpër kanalin e gjelbër (për udhëtarët pa mallra për të deklaruar).

Gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtarit, pas dyshimeve të ngritura nga imazhet në skaner, janë zbuluar mallra të padeklaruara me vlerë të konsiderueshme, konkretisht:- 2 orë dore me vlere mbi 12,628.80 €, ndërsa vlera e taksave të papaguara arrin në 3,763.38 €.

Bazuar në nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës, ndaj udhëtarit është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallit, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundim të procedurave të mëtejme.

Dogana e Kosovës kujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se deklarimi i saktë i mallrave është obligim ligjor dhe mospërmbushja e tij bart pasoja financiare dhe ligjore.