Interi i bën “asist” Milanit për Ardon Jasharin - Gazeta Express
string(45) "interi-i-ben-asist-milanit-per-ardon-jasharin"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 12:55

Interi i bën “asist” Milanit për Ardon Jasharin

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 12:55

Milani po vazhdon ta ndjek me kujdes Ardon Jasharin.

“Rossoneri” nuk e kanë ndërmend të lëvizin nga oferta e tyre e fundit prej 32,5 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa Club Brugge po pret ofertë të përmirësuar nga Kuqezinjtë pasi po i kërkon 40 milionë euro.

Sidoqoftë, shtatë herë kampionit evropian i ka arritur një “asist” nga rivali i përbetuar lokal, Inter.

Në fakt, mediumi italian “Tuttosport” raporton se “Nerazzurri” janë në bisedime të avancuara me Bruggen për t’ia shitur mesfushorin Aleksandar Stankovic, përcjell “Gazeta Express”.

Me këtë rast belgët do të bëheshin me mesfushor dhe do të ishin mundësitë më të mëdha për ta lënë përfaqësuesin zviceran që të largohet duke e pasur parasysh se lojtari aktual i Interit ka karakteristika të ngjashme me Jasharin.

Mirëpo, mediumi italian shkruan se edhe vetë Interi do të tentojë për Jasharin duke i ofruar 25 milionë euro plus kartonin e Stankovicin, ndërsa belgët i duan 30 milionë plus kartonin e lojtarit.

Sidoqoftë, edhe në këtë rast do të ishte e vështirë të realizohet ky transferim kur dihet dëshira e madhe e Jasharit që të përfundojë veç tek Milani, e jo tek një ekip tjetër.

Milani nga ana e tij duhet të vendosë nëse dëshiron të presë ende apo të shikojë alternativa të tjera për mesfushën përmes drejtorit sportiv, Igli Tare. /Gazeta Express