Një prej vëllezërve Bushgjoka të arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra ka dëshmuar para grupit hetimor. Fation Bushgjokaj gjatë dëshmisë ka pranuar se e njeh 23-vjeçarin. Sipas tij ata janë njohur në Gjermani dhe kanë punuar duke trafikur lëndë narkotike.
Bushgjoka më tej ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzar se ai ka lidhje me vrasjen e të riut. Ai ka pranuar se ka patur konflikte më parë me viktimën. I arrestuari tjetër, Petrit Çakrri gjatë dëshmisë së tij pranoi pjesërisht se ditën e ngjarjes ka qenë në zonën ku ndodhi krimi.
Sipas tij, ai nuk e njihte personalisht viktimën dhe pohoi se nuk ka lidhje me ngjarjen, as nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. Ai ka deklaruar se i vetmi nga vëllezërit Bushgjokaj që njihte ishte Kristi Bushgjokaj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia.