Një i mitur e humbi jetën pas rrëzimit nga motoçikleta në dalje të Ohrit - Gazeta Express
string(72) "nje-i-mitur-e-humbi-jeten-pas-rrezimit-nga-motocikleta-ne-dalje-te-ohrit"

Maqedoni

Gazeta Express

17/07/2025 12:01

Një i mitur e humbi jetën pas rrëzimit nga motoçikleta në dalje të Ohrit

Maqedoni

Gazeta Express

17/07/2025 12:01

Një i mitur pësoi për vdekje në fatkeqësinë rrugore që ndodhi sot herët në mëngjes në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, në afërsi të lagjes Raça.

Sipas informatave nga SPB Ohër, fatkeqësia ndodhi herët në mëngjes në orën 1:40 kur në shtrirjen mes lagjes Raça dhe hyrjes së vjetër për në hotelin “Park”, motoçikleta e drejtuar nga një 16-vjeçar nga Ohri, doli nga rruga dhe u ndesh me një shtyllë metalike.

Më pas i mituri, me plagë të rënda trupore dhe me automjet të Ndihmës së shpejtë u dërgua në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, ku iu nënshtrua plagëve.

Në fatkeqësi, lëndime të rënda trupore mori edhe bashkëudhëtari, gjithashtu një 16-vjeçar nga Ohri, i cili u dërgua në Spitalin special për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër.

Pas autorizimit të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekipi i SPB Ohër