Shtatë kandidatë në garë për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme - Gazeta Express
string(68) "shtate-kandidate-ne-gare-per-poziten-e-gjyqtarit-ne-gjykaten-supreme"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:45

Shtatë kandidatë në garë për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 10:45

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar listën me shtatë kandidatë të cilët janë në garë për tri pozita të gjyqtarit në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Shtatë kandidatët janë:

Faton Ademi
Faton Bajrami
Halide Reka
Nora Ballaca-Dula
Qerim Ademaj
Rafet Haxhaj
Ramush Bardiqi

Kujtojmë se gjyqtari Qerim Ademaj së fundi ishte anëtar i KGJK-së me mandat deri në janar të vitit 2025, shërben aktualisht si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Po ashtu, edhe gjyqtarët Ademi, Reka, Bllaca-Dula dhe Haxhaj, mbajnë pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit. Ndërkaq, Bardiqi dhe Bajrami janë gjyqtarë në Gjykatë Komerciale- Dhomat e Shkallës së Dytë.

KGJK-ja në mbledhjen 347-të të datës 28 maj 2025 kishte shpallur konkurs për tri pozita për gjyqtarë në Gjykatën Supreme, ku dy nga do jenë për Panelin Ankues të Agjencisë Kosovare të Pronës në këtë gjykatë.

Shtatë kandidatët pasi që kanë plotësuar kushtet për të kandiduar në këtë konkurs, pritet t’i nënshtrohen intervistave.

Paneli për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për ngritje në detyrë për tre giyqtarë në Gjykatën Supreme, ka këtë përbërje:

  1. Fejzullah Rexhepi, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës/kryetar i Komisionit;
  2. Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së/ anëtar i Komisionit;
  3. Teuta Ibrahimi, anëtare e KGJK-së/anëtare e Komisionit;
  4. Vilard Bytyqi, anëtar i KGJK-së / anëtar i Komisionit;
  5. Nenad Laziq, giyqtar në Gjykatën Supreme / anëtar i Komisionit;
  6. Drita Rexhaj, anëtare e KGJK-së / anëtare rezervë e Komisionit;
  7. Zenel Leku, giyqtar në Gjykatën Supreme / anëtarë rezervë i Komisionit.

Tashmë Këshilli ka dërguar ftesën pë monitorimin e intervistimit të kandidatëve, proces ky që pritet të zhvillohet më 22 korrik 2025, duke theksuar se e mbështetë procesin e ngritjes në detyrë në parimet e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe objektivitetit.