Bastisjet e djeshme, pesë të arrestuar – sekuestrohen telefona, kompjuterë dhe dokumente të ndryshme - Gazeta Express
string(96) "bastisjet-e-djeshme-pese-te-arrestuar-sekuestrohen-telefona-kompjutere-dhe-dokumente-te-ndryshme"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 9:34

Bastisjet e djeshme, pesë të arrestuar – sekuestrohen telefona, kompjuterë dhe dokumente të ndryshme

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 9:34

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me bastisjet e kryera dje tek Agjencia Kadastrale dhe ajo e Arkivave si dhe në dy qytete tjera, duke arrestuar pesë persona.

Policia njofton se ka sekuestruar kompjuterë, dokumente të ndryshme, pesë telefona mobile dhe USB.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prishtinë / 2022-2024 – NN. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më urdhër dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë kryer bastisje në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj me ç’rast janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra kosovarë. Si prova janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.